BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Guvernatori i Merilendit e dënoi rrëzimin e monumentit të Kolumbos në Baltimor

Guvernatori i Merilendit, Lari Hogan, mbrëmë i kritikoi autoritetet e Baltimorit që kanë lejuar që protestuesit ta rrëzojnë statujën e Kristofer Kolumbos,  lundërtarit me orgjinë italiane i cili i parë ka mbërritur në bregun e kontinentit amerikan në vitin 1492. 

Uashington, 6 korrik 2020 (MIA) – Guvernatori i Merilendit, Lari Hogan, mbrëmë i kritikoi autoritetet e Baltimorit që kanë lejuar që protestuesit ta rrëzojnë statujën e Kristofer Kolumbos,  lundërtarit me orgjinë italiane i cili i parë ka mbërritur në bregun e kontinentit amerikan në vitin 1492.

Të shtunën në mbrëmje në lagjen e Baltimorit Italia e Vogël, rreth 300 protestues e lidhën me litarë dhe e shtynë, duke thyer në copa ku pastaj i hodhën në ujërat e bregut të brendshëm të qytetit.

Si po afrohet Dita e Kolumbos, festë në SHBA e cila shënohet në tetor, opinioni publik gjithnjë e më shumë e demonizon lundërtarin si simbol të kolonializmit dhe shtypjen e popullatës vendase në Amerikë.

Sipas guvernatorit të Merilendit monumente të Kolumbos janë rrëzuar edhe në qytete të tjera amerikane.

Shtoi se autoritetet e Baltimorit duhet ta marrin kontrollin mbi rrugët e veta dhe menjëherë t’i bëjnë të sigurta.

Protestuesit filluan me aksione protestuese kundër raportit të dhunshëm të policisë ndaj afroamerikanëve pas vdekjes së Xhorxh Flojdit (56) në Mineapolis më 25 maj, gjatë arrestimit.

Gjykimi për vrasjen e Flojdit pritet të fillojë në shtator. kb/ar/

Back to top button
Close
Close