
Nju Jork, 21 shtator 2020 (MIA) – Vetëm bashkëpunimi më i ngushtë dhe më efektiv mund t’i zgjidhë sfidat e shumta me të cilat përballet bota, theksoi sot Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh në hapjen e sesionit me rastin e 75 vjetorit të KB-së.
Ai shtoi se tensionet gjeopolitike janë përshkallëzuar që nga themelimi i KB-së dhe se armët bërthamore janë bërë një kërcënim i madh.
Sipas tij, zhvillimet e fundit, ndërsa posaçërisht pandemia e koronavirusit të ri, e kanë treguar cenueshmërinë e botës, prandaj vendet duhet të bashkohen për t’i zgjidhur problemet së bashku.
“Bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor për përballjen me realitetin. Solidariteti është edhe më i nevojshëm”, tha Guteresh.
Duke folur për themelimin e KB-së, ai tha se duheshin dy luftëra botërore dhe miliona viktima në mënyrë që udhëheqësit botërorë të bien dakord mbi bashkëpunimin dhe sundimin e ligjit, i cili solli rezultate.
“Para nesh janë shumë sfida, të tilla si ndryshimet klimatike, uria në rritje në të gjithë botën, por edhe urrejtja në rritje”, tha Guteresh. ls/fab