BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guteresh: Vaksina kundër koronavirusit do të jetë një e mirë publike në mbarë botën

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot në hapjen e samitit ndërkombëtar për mbledhjen e fondeve për vaksinim, deklaroi se vaksina e ardhshme kundër koronavirusit të ri duhet të konsiderohet e "e mirë publike botërore" që duhet të jetë e disponueshme për të gjithë.

Gjenevë, 4 qershor 2020 (MIA) – Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot në hapjen e samitit ndërkombëtar për mbledhjen e fondeve për vaksinim, deklaroi se vaksina e ardhshme kundër koronavirusit të ri duhet të konsiderohet e “e mirë publike botërore” që duhet të jetë e disponueshme për të gjithë.

Aleanca Global për vaksina (GAVI) shpreson të mbledhë 7.4 miliardë dollarë në këtë takim virtual, i cili bashkon më shumë se 50 vende dhe më shumë se 35 kryetarë shtetesh dhe qeverish për t’i vazhduar fushatat e vaksinimit kundër rubeolës, poliomielitit dhe tifusit, të cilat në masë të madhe janë ndërprerë për shkak të pandemisë me Kovid-19.

Në takim gjithashtu duhet të dërgohen edhe thirrje për mbledhjen e fondeve për prokurimin dhe prodhimin e një vaksine të ardhshme kundër Kovid-19, si dhe të mbështetet shpërndarja e saj në vendet në zhvillim.

Kur bëhet fjalë për vaksinën Kovid-19, qëllimi i Aleancës është të mbledhë 2 miliardë dollarë.

“Vaksina kundër Kovid-19 duhet të konsiderohet një e mirë publike botërore, vaksinë për të gjithë njerëzit”, tha sekretari i përgjithshëm i KB-së në video fjalimin në hapjen e samitit, duke theksuar se shumë liderë botërorë kishin apeluar në lidhje me këtë.

Ai paralajmëroi që shumë fushata vaksinimi janë pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Guteresh tha se 20 milionë fëmijë nuk janë vaksinuar plotësisht, ndërsa një në pesë nuk është vaksinuar aspak.

“Le të gjejmë mënyra të sigurta për t’i vazhduar vaksinimet përkundër pandemisë. Edhe kur vaksina Kovid-19 do të jetë në dispozicion, të sigurohemi që ta bëjmë atë të disponueshme për të gjithë”, theksoi Guteresh. ls/

Таг
Back to top button
Close
Close