BotëBotë.Portal

Guteresh: Shpresojmë për ndërprerje të përhershme të veprimeve ushtarake në Siri

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh shfaqi shpresë për "ndërprerje urgjente dhe të përhershme të veprimeve ushtarake" që do t'u ndihmojë njerëzve nga Siria veriore, pasi që Rusia dhe Turqia u dakorduan për ndërprerje të zjarrit në Idlib.

Nju-Jork, 6 mars 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh shfaqi shpresë për “ndërprerje urgjente dhe të përhershme të veprimeve ushtarake” që do t’u ndihmojë njerëzve nga Siria veriore, pasi që Rusia dhe Turqia u dakorduan për ndërprerje të zjarrit në Idlib.

Marrëveshja, e cila hynë në fuqi prej të premtes në mesnatë, ka për qëllim përfundimin e luftimeve intensive në Idlib, provincë veriperëndimore e Sirisë, ku Ankaraja po lufton kundër forcave qeveritare të mbështetura nga Moska.

Guteresh deklaroi se “shpreson se ajo marrëveshje do të çojë deri te ndërprerja urgjente dhe e përhershme e veprimeve ushtarake, që do të garantojë mbrojtje të civilëve në Sirinë veriperëndimore, të cilët tashmë pësuan vuajtje të mëdha”. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close