BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guteresh: Papunësia mes të rinjve është alarmante në botë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Antonio Guteresh e prezantoi planin global aksional lidhur me të drejtat e njeriut, duke i porositur qeveritë e vendeve të botës që urgjentisht t'i vendosin në fokusin e punës së tyre nëse duan të sigurojnë stabilitet, rritje ekonomike dhe të ardhmen për gjithë planetin.

Gjenevë, 25 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB) Antonio Guteresh e prezantoi planin global aksional lidhur me të drejtat e njeriut, duke i porositur qeveritë e vendeve të botës që urgjentisht t’i vendosin në fokusin e punës së tyre nëse duan të sigurojnë stabilitet, rritje ekonomike dhe të ardhmen për gjithë planetin.

Guteresh e prezantoi planin në hapjen e seancës së 43-të të Këshillit për të drejta të njeriut të KB-së në Gjenevë për shkak se, siç tha, ato janë seriozisht të ekspozuar në rreziqe dhe sulme në shumë vende.

“Njerëzit janë seriozisht të përjashtuar dhe të diskriminuar. Rritet frika. Ndarjet janë gjithnjë e më të mëdha. Njerëzit duan të dinë se jemi në anën e tyre”, tha Guteresh.

Në planin e tij aksional është theksuar se vendet duhet në mënyrë efikase t’i mbrojnë të drejtat e njeriut në periudhë krize, sulme terroriste dhe katastrofa natyrore.

Guteresh gjithashtu paralajmëroi se teknologjitë e reja shumë shpesh përdoren për shkelje të të drejtave dhe privatësisë, duke bërë thirrje në luftë më të madhe kundër mbikëqyrjes, kiber-sulmeve dhe përhapjes së urrejtjes.

Ai theksoi edhe se duhet të ndërmerren masa të caktuara që të ulet papunësia e lartë tek të rinjtë në botë.

“Ne jemi koshient se  uria globale është në rritje, ndërsa papunësia tek të rinjtë është alarmante”, tha Guteresh.

Ndërkaq, seanca e 43-të e Këshillit për të drejta të njeriut të KB-së përfundon më 20 mars. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close