0_Web_AktualeBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guteresh: Pandemia është kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ka paralajmëruar anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Organizatës Botërore, se pandemia e koronavirusit kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe mund të rrisë trazirat sociale dhe dhunën, gjë që mund të rrezikojë shumë luftën kundër kësaj sëmundje.

Nju-Jork, 10 prill 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh ka paralajmëruar anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Organizatës Botërore, se pandemia e koronavirusit kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe mund të rrisë trazirat sociale dhe dhunën, gjë që mund të rrezikojë shumë luftën kundër kësaj sëmundje.

Në takimin e parë të Këshillit të Sigurimit të KB për pandeminë e koronavirusit, Guteresh i bëri thirrje trupit që të bashkohej në luftën kundër sëmundjes, duke përmendur se pjesëmarrja e tij do të ishte thelbësore për të lehtësuar efektet e pandemisë mbi paqen dhe sigurinë.

Guteresh shtoi se “shenja e unitetit dhe vendosmërisë” të Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të nënkuptojë “shumë në këtë kohë ankthi”.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të KB përmes video konferencës “pas dyerve të mbyllura” ishte takimi i parë i trupit kushtuar pandemisë, pas çka u lëshua kumtesë e shkurtë në mbështetje të “të gjitha përpjekjeve të sekretarit të përgjithshëm në lidhje me ndikimin e mundshëm të pandemisë të Kovid-19 mbi vendet e prekura dhe përkujton nevojën për unitet dhe solidaritet me ta”. bs/bsh/

Back to top button
Close
Close