BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guteresh: Njerëzit me aftësi të kufizuara janë ndër më të rrezikuarit nga pandemia

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, deklaroi se një miliard njerëz në botë, që jetojnë me aftësi të kufizuara, janë ndër më të goditurit nga pandemia e koronavirusit në lidhje me vdekshmërinë.

Nju-Jork, 6 maj 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, deklaroi se një miliard njerëz në botë, që jetojnë me aftësi të kufizuara, janë ndër më të goditurit nga pandemia e koronavirusit në lidhje me vdekshmërinë.

Ai kërkoi që ata të kenë qasje të barabartë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.

Guteresh theksoi se pandemia është duke zbuluar shkallën, në të cilën njerëzit janë të margjinalizuar, dhe se është duke i forcuar pabarazitë, me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara.

Video-mesazhi i tij u lëshua së bashku me një raport të OKB-së, i cili thotë se njerëzit me aftësi të kufizuara llogaritet se përbëjnë 15 për qind të popullsisë së botës.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së tha se koronavirusi shpesh godet më rëndë njerëzit me probleme ekzistuese shëndetësore, duke e rritur rrezikun e tyre për të vdekur.

Në disa vende, tha ai vendimet për racionalizimin e kujdesit shëndetësor bazohen në kritere diskriminuese, siç janë mosha ose aftësitë e kufizuara dhe nuk mund të lejojmë që kjo të vazhdojë.

“Ne duhet të garantojmë të drejta të barabarta për njerëzit me aftësi të kufizuara, që të kenë qasje në kujdesin shëndetësor”, shtoi ai.

Raporti nënvizon veprimet që duhen bërë, për të mbrojtur njerëzit me aftësi të kufizuara nga kontraktimi i virusit dhe për t’ua lehtësuar atyre ndikimet që mund t’iu shkaktojë distancimi fizik ose izolimi.

Raporti bën thirrje për mbështetje të madhe dhe për angazhim politik, për të siguruar se personat me aftësi të kufizuara “kanë qasje në shërbime thelbësore”.

Guteresh paradokohe paralajmëroi edhe për ndikimin e krizës tek më të moshuarit dhe fëmijët që janë të ekspozuar në rrezik të rritur nga vdekja, abuzimi dhe uria për shkak të pandemisë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close