BotëBotë.Portal

Guteresh: Ndërpritni luftimet, të luftojmë kundër virusit

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot bëri thirrje për armëpushim global që të mundet bota të fokusohet në luftën kundër pandemisë me koronavirusin e ri.

Nju-Jork, 23 mars 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh sot bëri thirrje për armëpushim global që të mundet bota të fokusohet në luftën kundër pandemisë me koronavirusin e ri.

“Është koha t’u jepet fund konflikteve të armatosura dhe së bashku të fokusohemi në luftën e vërtetë për jetët tona”, tha Guteresh në një video fjalim.

Ai potencoi se virusi nuk zgjedh nacionalitet apo përkatësi etnike, fraksion apo religjion.

“Ai i sulmon të gjithë pa mëshirë. Ndërkohë konfliktet po tërbojnë në tërë botën. Më të rrezikuara janë gratë dhe fëmijët, personat me nevoja të posaçme, të margjinalizuarit dhe të zhvendosurit – paguajnë çmimin më të lartë. Ata janë me rrezik më të madh”, konkludoi Guteresh.

Njëkohësisht, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara paralajmëron se sistemi shëndetësor në vendet e prekura nga lufta është shkatërruar dhe në to kanë mbetur shumë pak punonjës shëndetësor.

“Jepni fund sëmundjes së luftës dhe luftoni kundër infeksionit që e shkatërron botën. Gjithçka fillon me ndërprerjen e luftimeve gjithkund. Tani. Kjo i nevojitet familjes tonë njerëzore, tani më shumë se kurdo”, tha Guteresh. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close