BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guteresh: KB-ja duhet të përmbahet nga politika e standardeve të dyfishta

Vendet-anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të përmbahen nga standarde të dyfishta dhe të mos i braktisin parimet themelore të organizatës botërore gjatë zgjidhjes së konflikteve, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

Nju-Jork, 10 janar 2020 (MIA) – Vendet-anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duhet të përmbahen nga standarde të dyfishta dhe të mos i braktisin parimet themelore të organizatës botërore gjatë zgjidhjes së konflikteve, deklaroi mbrëmë sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh.

“Derisa e shënojmë 75 vjetorin e KB-së, dëshiroj të dërgoj porosi të posaçme deri te KS-ja. Privilegji i anëtarësimit bart edhe përgjegjësi vitale për mbajtjen e parimeve dhje vlerave të Kartës, posaçërisht në pengimin dhe zgjidhjen e konflikteve”, tha Guteresh në debatin e hapur në KS të KB-së për respektimin e Kartës së KB-së.

Ai shtoi se “mosmarrëveshjet aktuale dhe ato nga e kaluara nuk guxojnë të jenë pengesë për aksion kundër kërcënimeve të sotme”.

“Duhet të shmangim standarde të dyfishta. Por, perceptimi për standarde të dyfishta nuk guxon të jetë pretekst për mospasje të standardeve në përgjithësi”, tha Guteresh.

Ai shtoi se lufta asnjëherë nuk është e pashmangshme, ajo është punë e zgjedhjes dhe ajo është shpesh prodhim i konflikteve të lehta dhe të gabuara.

“Paqja, po ashtu, asnjëherë nuk është e pashmangshme. Ajo është prodhim i punës së mundimshme dhe asnjëherë nuk guxon ta marrim në mënyrë joserioze”, tha Guteresh. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close