BotëBotë.Portal

Guteresh: Gjasat për asgjësim të përhapjes së virusit janë gjithnjë e më të vogla

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot deklaroi se asgjësimi i përhapjes së koronavirusit të ri në botë është i mundur, por gjasat pë atë janë gjithnjë e më të vogla.

Nju-Jork, 28 shkurt 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot deklaroi se asgjësimi i përhapjes së koronavirusit të ri në botë është i mundur, por gjasat pë atë janë gjithnjë e më të vogla.

“Nuk është koha për panik, është koha të jemi të gatshëm, plotësisht të gatshëm”, deklaroi Guteresh para gazetarëve në Nju-Jork.

Ai tha se tani është koha të gjitha vendet t’i intensifikojnë përpjekjet dhe të bëjnë gjithçka është në fuqinë e tyre për ta parandaluar përhapjen e koronavirusit, por shtoi se gjasat për atë po pakësohen. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close