0_Web_Ballina - SllajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guteresh apeloi për luftë të përbashkët kundër pandemisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh bëri thirrje për unitet në luftën me koronavirusin e ri dhe eliminimin e pasojave nga ai.

Nju-Jork, 24 prill 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh bëri thirrje për unitet në luftën me koronavirusin e ri dhe eliminimin e pasojave nga ai.

Ai theksoi se ky është momenti kthesë për historinë e njeriut dhe se suksesi varet nga uniteti dhe kapacitetet për luftë të suksesshme kundër Kovid-19.

“Duhet t’i orientrojmë të gjitha përpjekjet tona në fitoren ndaj pandemisë me koronavirusin, që po përhapet si zjarr dhe me vdekje u kanoset njerëzve më të ndjeshëm mes neve”, tha Guteresh në video-forumin EKOSOK për financimin e zhvillimit të qëndrueshëm gjatë pandemisë me Kovid-19.

Ai përsëri apeloi për ndërprerje globale të përleshjeve të armatosura, me qëllim që të gjitha përpjekjet të orientohen në luftën kundër pandemisë.

“Kjo nuk është vetëm krizë shëndetësore, por krizë e njerëzimit, krizë e punës, krizë humanitare dhe krizë zhvillimore, që tregoi se të gjithë njëjtë jemi të eksponuar në rrezik”, tha Guteresh. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close