BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Gugëll i mbylli të gjitha zyrat në Kinë për shkak të koronavirusit

Druajtjet nga koronavirusi e detyroi Gugllin t'i mbyllë të gjitha zyrat në Kinë, si dhe në Kong-Kong dhe Tajvan.

Nju-Jork, 30 janar 2020 (MIA) – Druajtjet nga koronavirusi e detyroi Gugllin t’i mbyllë të gjitha zyrat në Kinë, si dhe në Kong-Kong dhe Tajvan.

Zyrat e Gugllit janë mbyllur me rastin e Vitit të Ri kinez, por do të mbesin të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm. Gugëll ka zyra në Pekin, Shenzhen, Guzagzhu, Shangai dhe Hong-Kong, si dhe pesë zyra në Tajpei.

Zëdhënësi i Gugllit deklaroi se objektet janë mbyllur në pajtim me udhëzimet qveritare.

Kompania i këshillon të punësuarit për momentin në Kinë, si dhe ata me familjarë të afërt të cilët kthehen nga Kina, të kthehen në shtëpi sa është e mundur më shpejt dhe të punojnë prej shtëpisë të paktën 14 ditë nga dita e kthimit.

Back to top button
Close
Close