0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Guardiola u ndaloi lojtarëve të Sitit të japin intervista

Pep Guardiola thirri mbledhje urgjente me futbollistët e Mançester Sitit për shkak të dënimit të shqiptuar nga UEFA, e cila e largoi ekipin dy vjet nga turniret evropiane të klubit.

Mançester, 18 shkurt 2020 (MIA) – Pep Guardiola thirri mbledhje urgjente me futbollistët e Mançester Sitit për shkak të dënimit të shqiptuar nga UEFA, e cila e largoi ekipin dy vjet nga turniret evropiane të klubit.

Strategu spanjoll dërgoi kërkesë deri te lojtarët. Fillimisht, Guardiola ka kërkuar prej tyre nivel më të lartë të mundshëm të profesionalizmit, si dhe përgjegjësi nga ata. Priten ndeshje kyçe për “qytetarët”, pasi që pasoi takim me Uest Hemin, të anuluar nga fundjava e kaluar.

Gjithashtu, para takimit të së tetës së finales me Real Madridin në Ligën e kampionëve, Guardiola ka kërkuar nga lojtarët e tij të evitojnë intervista, si dhe ngjarje publike dhe takime familjare.

Dëshira e tij është që të jenë tërësisht të fokusuar në këtë takim dhe të mos jenë nën ndikim të askujt. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close