0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Guardiola: Titulli na iku, është koha të fokusohemi në ndeshjet tjera

Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola, pas humbjes nga Totenhemi (0:2) në gjiron e 25 të kampionatit të Anglisë, deklaroi se tërhiqet nga lufta për titullin.

Mançester, 3 shkurt 2020 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Josep Guardiola, pas humbjes nga Totenhemi (0:2) në gjiron e 25 të kampionatit të Anglisë, deklaroi se tërhiqet nga lufta për titullin.

“Titulli na iku. Ne jemi shumë larg. Liverpuli nuk mund të ndalet, ai ka shumë pikë. Është koha të fokusohemi në ndeshje të tjera dhe të kualifikohemi në Ligën e kampionëve për sezonin e ardhshëm”, deklaroi Guardiola.

Pas 25 raundeve në Ligën premirë, Liverpuli është i pari me 73 pikë, para Sitit i cili ka 51 pikë. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close