0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Guardiola: Pronari i Sitit nuk është i kënaqur me mua

Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e pranoi që pronari i klubit, Haludin al-Mubarak është i pakënaqur nga performanca e tij këtë sezon

Mançester, 15 korrik 2020 (MIA) – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola e pranoi që pronari i klubit, Haludin al-Mubarak është i pakënaqur nga performanca e tij këtë sezon.

Sheiku është i pakënaqur nga dallimi i madh i liderit në kualifikimin e Ligës premierë – Liverpulit, por megjithatë ai dhe Guardional tashmë mendojnë në drejtim të mos lejojnë të ndodh kjo në sezonin e ri.

“Unë jam kritik ndaj ekipit tim. Shefi im nuk është i kënaqur me mua. Përfunduam 21 pik pas Liverpulit. Ai (pronari i Mançester Sititi) nuk është i kënaqur nga puna ime, por ne bëjmë përpjekje t’i përmirësojmë performansat tona për sezonin e ardhshëm. Ky klub është mjaft solid me dhe pa Pep. Ekipi ka pasur sukses para se të vijë, me Mançinin dhe Pelegrinin – ata fituan shumë tituj dhe luajtën futboll vërtet të mirë. Do të thotë madje edhe pa mua, kur ta braktis ekipin , klubi do të vazhdojë të rritet”, komentoi Guardiola, duke potencuar se nuk e din kur do të vijë momenti. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close