0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Guardiola konfirmoi: Sane do të largohet në Bajern të Mynihut

Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola zbuloi për çka kanë biseduar me Leroj Sanen, i cili së shpejti do të shpërngulet në Bajernin e Mynihut.

Mançester, 1 korrik 2020 (MIA) – Menaxheri i Mançester Sitit, Pep Guardiola zbuloi për çka kanë biseduar me Leroj Sanen, i cili së shpejti do të shpërngulet në Bajernin e Mynihut.

“Ai dëshiron të largohet. Secili vendos se çka do të bëjë me jetën e vet. Pata dëshirë që ai të mbetet, por ai më tha se Mynihu do të jetë më i mirë për të dhe ai vet do të jetë më i lumtur”, tha sot Pep.

Klubi anglez pritet të fitojë së paku 50 milionë euro për sulmuesin gjerman. bsh/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close