0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Guardiola do të ketë në dispozicion 150 milion paund për transferet e verës

Drejtoria e Mançester Sitit do t'i sigurojë trajnerit Pep Guardiolës 150 milion paund për ta forcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton "Guardian". Siç dihet, dje Gjykata e arbitrazhit sportiv e hoqi dënimin dy vjeçar të "qytetarëve" për mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Për më tepër, gjykata në Lozanë e uli gjobën nga 30 milion euro në 10 milion.

Mançester, 14 korrik 2020 (MIA) -Drejtoria e Mançester Sitit do t’i sigurojë trajnerit Pep Guardiolës 150 milion paund për ta forcuar ekipin gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton “Guardian”. Siç dihet, dje Gjykata e arbitrazhit sportiv e hoqi dënimin dy vjeçar të “qytetarëve” për mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. Për më tepër, gjykata në Lozanë e uli gjobën nga 30 milion euro në 10 milion.

Për shkak të këtyre 2 faktorëve, gjigandi anglez do të ketë më shumë mundësi për të tërhequr lojtarë të klasit të lartë. Ndër qëllimet e mëdha të Guardiolës janë një mbrojtës qendror dhe i majtë. Menaxheri spanjoll mund të angazhojë sulmues të ri, për shkak të mundësisë që Serhio Aguero të largohet verën e ardhshme pas skadimit të kontratës së tij.

Midis lojtarëve që synon Guardiola janë mbrojtësi i majtë i Baern Munihut, David Alaba dhe qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidu Kulibali. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close