0_Sport,PortalFutboll

Guardiola: Dikush nga Liverpuli do të jetë lojtari më i mirë në Premier Ligë, ky çmim çdoherë shkon tek ta

Trajneri i Mançester Sitit, Zhozep Guardiola e ndau mendimin e tij për çmimin për lojtarin më të mirë të kampionatit në Angli për vitin 2019/2020.

Mançester, 24 korrik 2020 (MIA) – Trajneri i Mançester Sitit, Zhozep Guardiola e ndau mendimin e tij për çmimin për lojtarin më të mirë të kampionatit në Angli për vitin 2019/2020.

“Çmimi për lojtarin më të mirë të sezonit në Premier Ligë do t’i ndahet një lojtari të Liverpulit. Kur e fituam kampionatin, futbollisti i Liverpulit u shpall lojtari më i mirë. Tani ‘të kuqtë’ u bënë kampionë dhe jam i sigurt se ndokush nga ky ekip do të jetë më i miri në sezon. Ky çmim çdoherë i ndahet Liverpulit”, deklaroi Guardiola për Bi-Bi-Si.

Në dy sezonet e fundit, Mançester Siti  e fitoi kampionatin anglez, por edhe krahas kësaj, lojtari i Liverpulit dy herë e ka fituar çmimin “lojtari i sezonit”. Në sezonin 2017/2018, si më i mirë u shpall sulmuesi Mohamed Sallah, i cili vendosi rekord për sezonin në Premier Ligë, ndërsa në sezonin 2018/2019 Virxhil van Dajk, shtoi Guardiola. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close