EvropëEvropë.Portal

Guaido: Nuk ka negociata me Qeverinë, por ndërmjetësim të Norvegjisë

Lideri i Venezuelës Huan Guaido mbrëmë ka deklaruar se nuk ka negociata mes opozitës dhe pushtetit të Venezuelës në Oslo, por bëhet fjalë për ndërmjetësim të Norvegjisë në tentimin të zgjidhet kriza.

Oslo, 17 maj 2019 (MIA) – Lideri i Venezuelës Huan Guaido mbrëmë ka deklaruar se nuk ka negociata mes opozitës dhe pushtetit të Venezuelës në Oslo, por bëhet fjalë për ndërmjetësim të Norvegjisë në tentimin të zgjidhet kriza.

“Nuk ka kurrfarë negociatash”, ka thënë Guaido në takimin në Karakas, duke shtuar se delegacion i opozitës në Oslo është në bisedime me ndërmjetës norvegjez.

Në Norvegji dje është mbajtur takim mes pushtetit dhe opozitës së Venezuelës me qëllim të gjendet zgjidhje për krizën pas kryengritjes së pasuksesshme kundër presidentit Nikollas Maduro.

“Të zhvillohen bisedimet mes qeverisë dhe pjesës demokratike…Qeveria e Venezuelës dëshiron dialog”, ka thënë ambasadori i Venezuelës në KB, Horhe Valero, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Valero e ka dënuar përzierjen e SHBA-së, pasi presidenti amerikan Donald Tramp i ka forcuar sanksionet kundër Qeverisë së Venezuelës dhe hapur u rreshtua pas liderit Huan Guaido i cili u shpall për president të përkohshëm. Valero e ka quajtur Trampin kriminel lufte.

“Për fat të keq, ekziston edhe opozitë e cila nxit luftë, marionetë terroriste dhe fashiste e mbretërisë amerikane”, ka thënë Valero.

Ministria e Jashtme e Norvegjisë ka njoftuar se nuk i komenton rolet e mundshme në negociatat  potenciale paqësore ose ata që janë në rrjedhë e sipër. fab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close