BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Guaido: Nuk ka bisedime, diktatura në Venezuelë e shkatërroi atë mundësi

Lideri opozitar i Venezuelës, Huan Guaido sot e hodhi poshtë mundësinë për të marrë pjesë në bisedime me presidentin Nikolas Maduro, pasi shefi i atij shteti bëri thirrje për dialog me SHBA-në. Thirrjes së Venezuelës iu përgjigj sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo, i cili tha se negociata nuk do të ketë derisa Madura nuk tërhiqet nga pushteti.

Londër, 22 janar 2019 (MIA) – Lideri opozitar i Venezuelës, Huan Guaido sot e hodhi poshtë mundësinë për të marrë pjesë në bisedime me presidentin Nikolas Maduro, pasi shefi i atij shteti bëri thirrje për dialog me SHBA-në. Thirrjes së Venezuelës iu përgjigj sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo, i cili tha se negociata nuk do të ketë derisa Madura nuk tërhiqet nga pushteti.

Guaido, gjithashtu e hodhi poshtë mundësinë për negociata duke e vlerësuar se “mënyra diktatoriale e qeverisjes e ka vrarë këtë mundësi”.

“Tentuam të bisedojmë, duke ofruar zgjidhje shumë të thjeshtë – me të vërtetë zgjedhje të ndershme. Diktatura e bllokoi këtë mundësi, si dhe disa herë më parë”, deklaroi Guaido në intervistë për Si En En. Ai e akuzoi Maduron për katastrofën humanitare dhe gjendjen e jashtëzakonshme në vend, si dhe për shkeljen e të drejtave te njeriut dhe korrupsionit.

Guaido, president i vetëshpallur i përkohshëm i Venezuelës, por i përkrahur nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, ndodhet në turne në Evropë, me çka drejtpërsëdrejti e kundërshtoi ndalesën për udhëtim duke rrezikuar të përfundojë në burg. Gjatë kohës së vizitës, Guaido u bëri thirrje liderëve amerikanë dhe evropianë të ndalojnë të blejnë “arin e përgjakur” të Venezuelës, me të cilin, siç pohoi, financohen regjimi i Maduros dhe grupet që janë besnike ndaj tij.

Guaido dje realizoi takim me kryeministrin Boris Xhonson, ndërsa nesër do të udhëtojë në Davos, ku shpreson se në korniza të Forumit Ekonomik Botëror do të mund të realizojë takim me presidentin Donald Tramp. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close