BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Grupi “Ta rindërtojmë Evropën” kërkon të dërguar special të BE-së për Ballkanin Perëndimor

Grupi "Ta rindërtojmë Evropën" në Parlamentin Evropian ka kërkuar të emërohet i dërguar special i BE-së për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 12 shkurt 2020 (MIA) – Grupi “Ta rindërtojmë Evropën” në Parlamentin Evropian ka kërkuar të emërohet i dërguar special i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Deputeti do të ishte nën kompetenca të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nën komisarin për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë.

Sipas grupit “Ta rindërtojmë Evropën” i dërguari special “do të ishte fokusuar në zgjidhjen e problemeve afatgjate në rajon”, theksohet në dokumentin “Qasje e re e perspektivave për anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”.

Shefi i diplomacisë evropiane Zhozep Borell gjatë kohës së vizitës në rajon në fund të muajit të kaluar ka biseduar për mundësinë të emërohet deputet i BE-së për Ballkanin Perëndimor. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close