0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Grupi Bluprint: Ligji për lustrim të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit

Ligji për largimin e pasojave nga procesi i lustrimit duhet të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit. Përfaqësuesja e grupit Bluprint , Sibel Ahmet, në apelin dërguar deputetëve thotë se në pajtim me Strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor, pushteti u obligua t'i sanojë pasojat e dëmshme nga procesi i lustrimit deri në vitin 2017, por kjo deri tani nuk ka ndodhur.

Shkup,17 janar 2020 (MIA) – Ligji për largimin e pasojave nga procesi i lustrimit duhet të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit. Përfaqësuesja e grupit Bluprint , Sibel Ahmet, në apelin dërguar deputetëve thotë se në pajtim me Strategjinë për reforma në sistemin gjyqësor, pushteti u obligua t’i sanojë pasojat e dëmshme nga procesi i lustrimit deri në vitin 2017, por kjo deri tani nuk ka ndodhur.

“Ne vlerësojmë se ky ligj duhet të zhbllokohet në Kuvend dhe duhet të miratohet para shpërndarjes së Kuvendit, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për proces që ishte njollë e zezë për shoqërinë tonë demokratike dhe është shfrytëzuar për revansh politik të regjimit në atë kohë”, deklaroi Ahmet pas takimit me gazetarët.

Ndryshe, seanca e fundit e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, i kryesuar nga deputeti Aleksandar Kiracoski, ku duhej të diskutohet për dispozitat e këtij ligji, nuk u mbajt. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkuan në këtë seancë të marrë pjesë ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe e sqaroj propozim ligjin. sn/

Back to top button
Close
Close