0_Maqedoni.PortalPolitikë

Grubi – Bregu: Bashkëpunimi rajonal është mundësi për integrim më të shpejtë në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu,  ku u dakorduan se bashkëpunimi rajonal është me rëndësi thelbësore lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se nevojiten rezultate shtesë në atë plan, që është parakusht i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Majlinda Bregu,  ku u dakorduan se bashkëpunimi rajonal është me rëndësi thelbësore lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, duke vlerësuar se nevojiten rezultate shtesë në atë plan, që është parakusht i rëndësishëm për stabilitetin dhe përparimin e rajonit.

Nga Kabineti i Grubit theksuan se në takim, zëvendëskryeministri i parë bisedoi edhe për gjendjen në vend por edhe në rajon, si dhe për avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, për çka, si shembull i mori marrëveshjet që i arritën Republika e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë.

“Bregu i transmetoi Grubit se në fokus të aktiviteteve të Këshillit për bashkëpunim rajonal është rëndësia e ndërlidhjes së rajonit dhe nevojës për integrim të ekonomive në treg të përbashkët dhe theksoi se Këshilli është i gatshëm t’u ndihmojë vendeve nga Evropa Juglindore në procesin e integrimit evropian”, informuan nga Kabineti i Grubit. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close