0_Sport,PortalBasketboll

Grifin: Sezoni në Ligën NBA nuk do të anulohet

Sezoni në Ligën NBA është në ndërprerje, të paktën, deri më 9 prill, por nënkryetari i Nju Orleans, Dejvid Grifin beson se kampionati do të vazhdojë dhe do të përfundojë me promovimin e kampionit të ri.

Nju-Orleans, 23 mars 2020 (MIA) – Sezoni në Ligën NBA është në ndërprerje, të paktën, deri më 9 prill, por nënkryetari i Nju-Orleans, Dejvid Grifin beson se kampionati do të vazhdojë dhe do të përfundojë me promovimin e kampionit të ri.

“Gjithçka po ndryshon shumë shpejt, por për momentin është shumë herët të flasim për basketboll. E di që NBA është shumë optimiste për zgjatjen e sezonit dhe heqja dorë nuk është aspak opsion. Skenarë të tjerë po merren parasysh, dhe devijimi do të jetë i nevojshëm në një moment në të ardhmen e afërt. Derisa të arrijmë në atë pikë se jemi të sigurt nga koronavirusi, nuk do të ketë basketboll. Shpresoj që të shpëtojmë nga virusi sa më shpejt që të jetë e mundur, tha njeriu i dytë i “Pelikanëve”.

Nju-Orleans dje publikoi se do ta mbajë Brendan Ingram. ls/shk/ 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close