BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Grevë e institucioneve arsimore dhe shëndetësore të Kosovës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) sot do të mbajnë grevë  në shenjë të revoltës për shkak të anulimit të zbatimit të Ligjit të ri për paga nga ana e Gjykata  Kushtetuese e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) sot do të mbajnë grevë  në shenjë të revoltës për shkak të anulimit të zbatimit të Ligjit të ri për paga nga ana e Gjykata  Kushtetuese e Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Grevë dyorëshe do të mbahet në të gjitha institucionet arsimore, edhe atë në kopshte dhe çerdhe nga ora 6.30 e deri në 8.30, në të gjitha universitetet nga ora 08.00 e deri në 10.00 dhe në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në dy orët e para të mësimit në turnin e parë dhe të dytë.

FSSHK publikoi se greva e sotme në të gjitha nivelet e shëndetësisë, me moton “I presim pagat sipas ligjit të ri”, do të zgjasë nga ora 07.00 e deri në 15.00 dhe në këtë periudhë do të trajtohen vet, rastet urgjente.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me kërkesë së Avokatit të Popullit, e anuloi dje për më 30 mars të vitit të ardhshëm, zbatimin e Ligjit për paga, me të cilin parashikohej rritje e pagave të të punësuarve në sektorin publik.

Kundër këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese reaguan edhe sindikatat e sektorëve të tjerë publikë, mes të cilave edhe të policisë dhe doganave, të cilët gjithashtu e paralajmëruan mundësinë për greva. ia/

Back to top button
Close
Close