BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Greqia pritet të vazhdojë pjesën më të madhe të masave për turistët, përfshirë edhe për kufijtë tokësorë

Më 31 gusht të vitit 2020, skadojnë pjesa më e madhe e vendimeve të qeverisë greke në lidhje me turizmin dhe turistët, siç janë kufizimet për disa vende, kufijtë tokësorë të mbyllur, detyrimi për të plotësuar formularin PLF ndërsa ka mundësi që këto masa të vazhdojnë, diçka që do të shpallet zyrtarisht nesër në konferencën e rregullt për shtyp të zëvendësministrit kompetent të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 27 gusht 2020 (MIA) – Më 31 gusht të vitit 2020, skadojnë pjesa më e madhe e vendimeve të qeverisë greke në lidhje me turizmin dhe turistët, siç janë kufizimet për disa vende, kufijtë tokësorë të mbyllur, detyrimi për të plotësuar formularin PLF ndërsa ka mundësi që këto masa të vazhdojnë, diçka që do të shpallet zyrtarisht nesër në konferencën e rregullt për shtyp të zëvendësministrit kompetent të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalas, transmeton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Për vazhdimin e shumicës së këtyre masave, do të ketë njoftime nesër, në konferencën e nesërme me Hardalas. Disa nga masat me karakter lokal, të cilat nuk kanë nevojë të vazhdohen, do të pezullohen”, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, për mundësinë e pezullimit ose vazhdimin e vendimeve të posaçme që janë në fuqi deri të hënën.

Lidhur me gjendjen e koronavirusit në Greqi, Pecas tha se përkundër rritjes së numrit të rasteve të reja, pasqyra epidemiologjike e vendit është e mirë, faktori i transmetimit të virusit (Rt) për periudhën nga 20 gusht deri më 26 gusht është zvogëluar në 0,85, krahasuar me periudhën nga 5 gushti deri më 20 gusht kur vlerësimet ishin se faktori i transmetimit të virusit ishte mbi një.

Zëdhënësi i qeverisë greke theksoi se përgjatë muajit, mesatarisht 18.740 teste janë kryer për çdo ditë në pikat e hyrjes në vend si dhe brenda vendit.

“Sipas testeve diagnostikuese, 10-15 për qind të rasteve janë të importuara. Shumica e tyre janë përhapur në të gjithë Greqinë, me përqendrim më të madh në dy qendrat kryesore urbane”, tha Pecas. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close