BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Greqia pret marrëveshje të Samitit të BE-së për Fondin e rimëkëmbjes

Nevojën për të arritur urgjentisht një marrëveshje në nivelin evropian për Fondin e rimëkëmbjes e theksoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në mbledhjen e djeshme të Partisë Popullore Evropiane, por edhe para fillimit të samitit të sotëm të BE, duke theksuar se "nuk ka absolutisht asnjë arsye që të mos arrihet një marrëveshje në këtë Samit", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 17 korrik 2020 (MIA) – Nevojën për të arritur urgjentisht një marrëveshje në nivelin evropian për Fondin e rimëkëmbjes e theksoi kryeministri grek Kiriakos Micotakis në mbledhjen e djeshme të Partisë Popullore Evropiane, por edhe para fillimit të samitit të sotëm të BE, duke theksuar se “nuk ka absolutisht asnjë arsye që të mos arrihet marrëveshje në këtë Samit”, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Ne nuk duhet ta humbim pasqyrën e madhe, ndërsa pasqyra e madhe është se po përballemi me rënien më të madhe ekonomike që nga Lufta e Dytë Botërore. “Ndoshta disa kompromise mund të jenë të nevojshme, por duhet të jemi të sigurt se do të arrijmë zgjidhje ambicioze, sepse qytetarët tanë nuk presin asgjë më pak nga ne”, tha Micotakis pas mbërritjes në Bruksel.

Në Samitin e djeshëm të Partive Popullore Evropiane, kryeministri grek e karakterizoi si simbolik propozimin e KE për grante dhe kredi të mundshme.

Zëdhënësi i Qeverisë, Stelios Pecas dje në brifingun me gazetarët tha se qëndrimi i Greqisë ishte i bazuar në tre shtylla: të mbahet sasia e ndihmës së propozuar nga Komisioni Evropian; të mbahet bashkëlidhja e propozuar nga KE-ja për grante dhe kredi, në mënyrë që pjesa kryesore e ndihmës të jetë grante, e jo kredi dhe e treta, të mos ketë nevojë për kushte të veçanta shtesë për ndihmë përmes Fondit të Rimëkëmbjes, përveç atyre të parashikuara tashmë në Marrëveshje për stabilitet dhe zhvillim.

Pecas tha se gjatë bisedës telefonike midis kryeministrit grek dhe kryetarit të Këshillit Evropian të hënën, ndërsa në vigjilje të Samitit të sotëm, Micotakis ia përsëriti pozicionin grek Mishelit dhe theksoi se “pas Samitit nuk duhet të kthehemi në vendet tona pa një zgjidhje të pranuar reciprokisht”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close