BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

“Greqia nga shtëpia” – platformë e Ministrisë së Turizmit të Greqisë (video)

Shikoj, udhëtoj, mësoj janë komponentët kryesorë të platformës "Greqia nga shtëpia" (Greece from home) për përforcimin e fotografisë së Greqisë jashtë vendit, të inicuar nga Ministria e Turizmit të Greqisë, Organizata kombëtzare greke për turizëm dhe iniciativa "Marketing Greece" dhe me mbështetje nga "Gugël", njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Athinë, 2 prill 2020 (MIA) – Shikoj, udhëtoj, mësoj janë komponentët kryesorë të platformës “Greqia nga shtëpia” (Greece from home) për përforcimin e fotografisë së Greqisë jashtë vendit, të inicuar nga Ministria e Turizmit të Greqisë, Organizata kombëtzare greke për turizëm dhe iniciativa “Marketing Greece” dhe me mbështetje nga “Gugël”, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Përmes platformës, njerëzit nga tërë bota do të mund, duke ndenjur në shtëpi, të lidhen me kulturën e Greqisë, në mënyrë virtuale të udhëtojnë në vend, por edhe të mësojnë përmes seminareve edukative, para së gjithash dedikuar për përforcimin e bizneseve në fushën e turizmit.

“Është koha për të qëndruar në shtëpi dhe të shtypet butoni pauzë, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalojmë të lidhemi, të jemi të inicuar dhe të mësojnë, është mesazhi i fillimit nga video promovuese për platformën”.

Në konferencën e sotme onlajn, ministri i Turizmit të Greqisë, Haris Teoharis, tha se mesazhi kryesor i fushatës është që të qëndrohet në shtëpi dhe për vendin të mësohet pikërisht nga shtëpia.

“Qeveria sot, krahas masave për mbrojtje të shëndetit publik, mbrojtjes dhe ristartimit të ekonomisë dhe ripërtëritjes së shoqërisë greke, ndërmerr iniciativa edhe për përforcim dhe menaxhim me fotografinë e vendit tonë si destinacion turistik në kuadër të tërë strategjisë për përballje me pandeminë COVID-19”, theksoi Teoharis. sr/fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close