0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Grenell: Lajm i rremë se SHBA është për këmbim të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

I dërguari special i SHBA-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Riçard Grenell ka përgënjeshtruar se Uashingtoni pajtohet për këmbim të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës

Berlin, 19 shkurt 2020 (MIA) – I dërguari special i SHBA-së për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Riçard Grenell ka përgënjeshtruar se Uashingtoni pajtohet për këmbim të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Lajme të rrejshme”, ka shkruar Grenell në Tuiterin e tij, duke komentuar artikullin e publikuar dje në EUobserver.

Duke u përgjigjur drejtpërdrejtë në tuitin e redaksisë, Grenell ka theksuar se asnjëherë nuk është thirrur, as i është shkruar nga ana e tyre të përgjigjet në ato pyetje.

“Unë jam për atë që do të merren vesh palët në dialog, jam i fokusuar në zhvillimin ekonomik, jo në politikë”, ka thënë Grenell.

EUobserver dje ka publikuar se i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Metju Pallmer në intervistën për portalin nuk e ka përjashtuar mundësinë e këmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se i përkrah “palët të gjejnë mënyrë të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe të hapin çështjet me rëndësi gjatë periudhës së bisedimeve dhe të gjejnë mënyrë për normalizimin e raporteve”.

“Ideale do të ishte me njohje reciproke. Ne do të kishim dashur të shohim njohje të ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës si rezultat i atij procesi”, ka thënë Pallmer.

Ai nuk është përgjigjur në pyetjet plotësuese për atë nëse qëndrimi i SHBA-së është në kundërshtim me pozitën e Gjermanisë se marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës për këmbim të territoreve mund të destabilizojë rajonin. fab/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close