BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Grenel: Takim i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator

Liderët e Kosovës dhe të Serbisë më 2 shtator do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për të negociuar, njoftoi sot i dërguari special i presidentit të SHAB-së për dialogun Prishtinë - Beograd, Riçard Grenel.

Beograd, 14 gusht 2020 (MIA) – Liderët e Kosovës dhe të Serbisë më 2 shtator do të takohen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për të negociuar, njoftoi sot i dërguari special i presidentit të SHAB-së për dialogun Prishtinë – Beograd, Riçard Grenel.

“Jemi të lumtur për të njoftuar se liderët e Kosovës dhe Serbisë më 2 shtator do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për të negociuar”, ka shënuar Grenel në profilin e tij në Tuiter.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas njoftimit për takimin në Shtëpinë e Bardhë deklaroi për TV Pink se Serbia nuk është në gjendje për t’i refuzuar bisedimet.

“Serbia nuk është në pozitë, nuk do të ishte mirë që t’i refuzojë bisedimet. Do të marrim pjesë në bisedimet, ndërsa temat janë ekonomike. Kjo është me rëndësi për ne, ato janë tema të mira. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti”, ka thënë Vuçiq.

Më 27 qershor u paralajmërua se në Uashington në Shtëpinë e Bardhë me ndërmjetësimin e Grenelit duhet të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Thaçi e anuloi udhëtimin e tij për në Uashington pasi u shpall aktakuzë kundër tij. Hoti atëherë konfirmoi se do ta zëvendësojë, por më pas e ndërroi mendimin, pas çka Grenel e anuloi takimin.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit pas ngecjes në kohëzgjatje prej 20 muajve u ripërtëri në korrik në Bruksel, ku u takuan kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të BE-së, Mirosllav Lajçak. ob/fb/

Back to top button
Close
Close