0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritKorrespondentë BotëMakedonija.SlajderPolitikë

GREKO kërkon reforma dhe rezultate konkrete në Maqedoninë e Veriut

Qeveritë dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë shembullorë në respektimin e masave për ndalimin e korrupsionit dhe të standardeve të transparencës, thuhet në raportin vjetor të publikuar sot, nga organi antikorrupsion të Këshillit të Evropës - GREKO.

Strasburg, 3 qershor 2020 (MIA) – Qeveritë dhe bartësit e funksioneve publike duhet të jenë shembullorë në respektimin e masave për ndalimin e korrupsionit dhe të standardeve të transparencës, thuhet në raportin vjetor të publikuar sot, nga organi antikorrupsion të Këshillit të Evropës – GREKO.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s, në raport shqyrtohen masat e ndërmarra në vitin 2019 në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës për të parandaluar korrupsionin mes deputetëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe në qeverinë qendrore, veçanërisht tek bartësit e posteve të larta ekzekutive dhe në organet represive.

Duke paraqitur raportin në online-konferencën për shtyp, kryetari i GREKO-s, Marin Mërçella shprehu shqetësimin për numrin në rritje të akuzave për korrupsion në vitet e fundit në shumë vende, mes të cilëve edhe tek bartësit e funksioneve publike.

 

 

 

 

 

 

“Asnjë person, asnjë shtet apo institucion nuk është imun ndaj korrupsionit. Politikanët, pavarësisht nga përkatësia e tyre, duhet të japin shembull dhe të jenë shembullorë, ky është ekskluziviteti që pritet prej tyre. Politikanët duhet t’i shërbejnë popullit, jo t’i qeverisin ata”, tha ai.

Në vitin 2019, plotësisht u zbë atuan 36 për qind trekomandimeve të dhëna nga GREKO në korniza të raundit të katërt të vlerësimit. Rekomandimet të cilat më së paku zbatuar, janë nga deputetët (27 për qind), gjyqtarët (37 për qind) dhe prokurorët (46 për qind).

“Kjo kryesisht shpjegon, përse besimi i njerëzve në politikë është aq i ulët dhe do të vazhdojë të përkeqësohet nëse politikanët nuk përmirësojnë nivelin e harmonizimit me standardet e integritetit”, deklaroi kryetari i GREKO-s.

Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriq, gjatë publikimit të raportit tha se korrupsioni minon besimin e qytetarëve në demokraci dhe institucione demokratike.

“Prandaj, zbatimi i masave efektive për të luftuar korrupsionin dhe promovuar integritet dhe transparencën duhet të jetë përparësi e autoriteteve publike në çdo kohë. Shtetet kanë bërë përparim, por ato duhet të rrisin përpjekjet për të zbatuar plotësisht rekomandimet e GREKO-s”, theksoi Pejçinoviq Buriq.

Në raport theksohet se që nga fillimi i raundit të katërt të vlerësimit në vitin 2012, pothuajse gjysma e shteteve anëtare kanë kryer reforma kushtetuese siç rekomandohet nga GREKO, duke zbatuar më shumë se 150 reforma konkrete legjislative, rregullatore apo reforma institucionale me zbatimin e tyre.

Në fund të vitit 2019, GREKO ka bërë vlerësimin e 18 shteteve në parandalimin e korrupsionit në qeveri dhe organet represive. GREKO shpesh ka identifikuar mangësi në mënyrën se si disa vende merren me lobimin dhe konfliktin e interesit në qeverinë qendrore, ndërsa veçanërisht nevojën për të zgjeruar masat antikorrupsion për këshilltarët. Rekomandimet e GREKO-s për zbatimin e ligjit janë përqendruar kryesisht në kodet e sjelljes, promovimin dhe pushimin nga puna, konfliktin e interesit, kufizimet në punësimin dhe mbrojtjen e “informatorëve”.

Në fund të vitit 2019, 15 vende u theksuan se nuk e e kanë përmbushur plotësisht ciklin e katërt të GREKO-s, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut , së bashku me Armeninë, Austrinë, Republikën Çeke, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Irlandën, Luksemburgun, Monakon, Poloninë, Portugalinë, Rumaninë dhe Turqinë. Bjellorusia është vendi i vetëm që nuk i është përmbajtur dy cikleve të para të përbashkëta dhe raundit të tretë.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, ku është vlerësuar se reformat kanë ngecur për shkak të krizave politike dhe shpërbërjes së parlamentit para zgjedhjeve të paralajmëruara parlamentare, kryetari i GREKO-s, Mërçella, duke iu përgjigjur pyetjes së  korrespodentit të MIA-s, theksoi se pasi që do të mbahen zgjedhjet dhe do të konstituohet Parlamenti i ri, duhet të kalohet në përmbushjen e rekomandimeve.

“Dhe po e përsëris edhe një herë – kjo nuk është për deputetët, kjo është për njerëzit, për qytetarët. Akuzat e ndërsjella nga partitë politike dhe politikanët nuk janë të mjaftueshme, pa pasur ndonjë rezultat konkret nga reformat në Maqedoninë e Veriut. Nevojiten rezultatet konkrete, punë dhe aksion”, deklaroi Mërçella

Sipas grafikonit të GREKO-s për Maqedoninë e Veriut, 32 për qind e rekomandimeve janë implementuar, 48 për qind janë implementuar pjesërisht dhe 20 për qind nuk janë zbatuar.

Sipas kategorive, vetëm 14.3 për qind e rekomandimeve të deputetëve janë zbatuar plotësisht, 42.9 për qind janë zbatuar pjesërisht dhe 42.9 përqind nuk janë zbatuar. Tek gjykatësit janë zbatuar plotësisht 50 për qind e rekomandimeve, 41.7 për qind pjesërisht, ndërsa 8.3 për qind nuk janë zbatuar, ndërsa tek prokurorët 16.7 për qind e rekomandimeve janë zbatuar plotësisht, 66.7 për qind pjesërisht dhe 16.7 për qind nuk janë zbatuar.

Në vitin 2019, në të njëjtën kohë me përvjetorin e saj të 20-të, GREKO ka vendosur të fillojë një funksion të ri këshillimor, e cila do të mundësojë të sigurohet ndihmë me kërkesë të vendeve-anëtare dhe trupave të Këshillit të Evropës përmes raporteve të ekspertëve. bs/mb/

 

 

 

 

Back to top button
Close
Close