BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Grekët u adaptuan me rekomandimin “qëndrojmë në shtëpi për Pashkët”

Rrugët e zbrazëta, lëvizja e pakësuar, por edhe të dhënat nga policia, tregojnë se grekët janë adaptuar dhe plotësisht e respektojnë rekomandimin të mbeten në shtëpi për Pashkët dhe ta reduktojnë në minimum lëvizjen e tyre.

Athinë, 20 prill 2020 (MIA) – Rrugët e zbrazëta, lëvizja e pakësuar, por edhe të dhënat nga policia, tregojnë se grekët janë adaptuar dhe plotësisht e respektojnë rekomandimin të mbeten në shtëpi për Pashkët dhe ta reduktojnë në minimum lëvizjen e tyre.

Paradite, në rrugët e Athinës, ishte e dukshme lëvizja e pakësuar në mënyrë drastike e grekëve – numër i vogël i automobilave, edhe më i vogël i këmbësorëve.

Zëvendësministri grek për mbrojtje civile, Lefteris Ikonomu, për agjencinë e lajmeve greke ANA-MPA shprehi kënaqësi nga qëndrimi i qytetarëve dhe për,mbajtjes së masave.

Sipas të dhënave zyrtare nga policia greke, për lëvizje të panevojshme dhe të paarsyetueshme u regjistruan vetëm 1.209 shkelje gjatë fundjavës festive, përkatësisht 279 dje dhe 930 pardje, që është shumë më i vogël në krahasim me ditë të tjera kur numri ka arritur edhe në 2.500 dënime.

Nga vendosja e ndalesës për lëvizje më[ 23 mars 2020, përfundimisht me dje janë shqiptuar gjithsej 46.420 dënime në vlerë prej 150 eurove për lëvizje të panevojshme.

Ndërsa për lëvizje jashtë periferisë së vendbanimeve, për të cilat dënimi është dyfish më i madh (300 euro) u regjistruan 835 shkelje.

Deri më tani, në Greqi janë shqiptuar dënime në vlerë prej 7.213.500 euro, mjete që do të dedikohen për ,mbështetje të sistemit nacional shëndetësor. sr/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close