BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Grant amerikan për sanimin e dëmtimeve të objekteve të rëndësishme nga kultura në Shqipëri

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Juri Kim nënshkroi një grant prej 800 mijë dollarësh të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit të kaluar.

Tiranë, 24 qershor 2020 (MIA) – Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Juri Kim nënshkroi një grant prej 800 mijë dollarësh të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit të kaluar.

Kim së bashku me ministren e Kulturës Elva Margariti, vizitoi Kalanë e Krujës ku edhe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit “Për zbatimin e projekteve të financuara nga grantet e Fondit të Ambasadorit për Trashëgiminë Kulturore”.

“Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë”, tha ambasadorja Juri Kim.

Ambasadorja Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkroi ajo në Fejsbuk.

“Sot shënojmë fillimin e projektit për të restauruar sitet (vendet) kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Krujë, Durrës dhe Prezë si pjesë e Projektit të Fondit të Ambasadorëve të SHBA për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore (AFCP).

Që nga krijimi i tij në vitin 2001, Fondi i Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore ka ofruar mbështetje financiare për më shumë se 1,000 projekte në mbi 125 vende të botës. Këto angazhime tregojnë se sa thellë Shteteve të Bashkuara respektojnë trashëgiminë kulturore të vendeve të tjera. mb/

Back to top button
Close
Close