BotëBotë.Portal

Grandi: Bota nën kërcënim nga vala e refugjatëve për shkak të ndryshimeve klimatike

Bota duhet të përgatitet për valën e refugjatëve, sepse ekziston mundësi shumë miliona njerëz t'i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, paralajmëroi sot komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.

Davos, 21 janar 2020 (MIA) – Bota duhet të përgatitet për valën e refugjatëve, sepse ekziston mundësi shumë miliona njerëz t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të ndikimit të ndryshimeve klimatike, paralajmëroi sot komisari i lartë i KB-së për refugjatë, Filipo Grandi.

Grandi, në margjinat e Forumit ekonomik botëror në Davos, deklaroi se vendimi i KB-së i cili është sjell dje do të thotë se vendet të cilat i pranojnë duhet të sillen ndaj atyre të cilët ikin për shkak të ndryshimeve klimatike, si ndaj refugjatëve.

Ai shtoi se bota duhet të jetë e gatshme për valën e madhe të njerëzve, të cilët zhvendosen kundër dëshirës  së tyre.

“Nuk dua të flas për numra konkrete, ato janë spekulime të mëdha, por natyrisht bëhet fjalë për miliona”, theksoi komisari i lartë i KB-së për refugjatë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close