0_Sport,PortalSport.SlajderTë Tjera

Gran-pri në Australi edhe zyrtarisht është anuluar për shkak Kovid -19

Gara e madhe në Australi e Formula 1 u anulua sot, për shkak epidemisë së koronavirusit, disa orë para sesionit të parë të trajnimit në Albert Park.

Melburn, 13 mars 2020 (MIA) – Gara e madhe në Australi e Formula 1 u anulua sot, për shkak epidemisë së koronavirusit, disa orë para sesionit të parë të trajnimit në Albert Park.

“Në orën 09:00 sot, Korporata e Grant pri të Australisë e këshillonte Formula 1 për qëllimin e tyre ta anulojnë fillimin e ri të sezonit. Korporata australiane Gran-pri konfirmon se gara është anuluar menjëherë”, thuhet në kumtesën korporatës.

Vendimi është sjellë pasi një anëtarë i ekipit të Meklaren u testua pozitiv për koronavirusin. Ekipi menjëherë u tërhoq nga gara në Melburn edhe 14 të tjerë u vendosën në karantinë dy javë. Të gjithë kanë qenë në kontakt me të infektuarit. Fillimi i dytë i Bahrein në Formula 1 do të mbahet para tribunave të zbrazëta, në pyetje është kyçja e Meklaren. Shefi i Formula 1, Çeis Keri refuzoi të tregojë nëse garat në Bahrein dhe Vietnam do të anulohen, duke insistuar në atë se është shumë herët për vendimet e tilla përfundimtare.

Gara e katërt në Kinë tashmë është shtyrë ndërsa në Holandë do të mbahet pas fillimit në Hanoj.

Kalendari i Formula 1 është nën kërcenim, ndërsa tashmë flitet për atë nëse janë anuluar fillimet mund të ndodhin më vonë gjatë vitit. Por Keri, tha se është pa kuptim të mendohet tani për të ardhmen. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close