BotëBotë.Portal

Grabitësit në Meksikë plaçkitën një minierë ari dhe ikën me aeroplan

Një grup i vogël i grabitësve të armatosur vodhën deri më tani numër të panjohur të shufrave të arit dhe argjendit nga një minierë në shkretëtirë në pjesën veriore të Meksikës, e më pas ikën me një aeroplan të vogël drejt maleve të largëta.

Meksiko Siti, 9 prill 2020 (MIA) – Një grup i vogël i grabitësve të armatosur vodhën deri më tani numër të panjohur të shufrave të arit dhe argjendit nga një minierë në shkretëtirë në pjesën veriore të Meksikës, e më pas ikën me një aeroplan të vogël drejt maleve të largëta.

Vjedhja në minierën Mulatos në Sauaripa ndodhi të mërkurën në mëngjes, në kohën kur punëtorët në kompaninë Minas de oro Nasional, degë meksikane e ndërmarrjes kanadeze Alamos gold, në pistë aeroplani i kanë përgatitur shufrat për transport.

Përnjëherë u paraqitën grabitësit dhe i morën, dhe për rreth dhjetë minuta me aeroplan fluturuan drejt maleve. Autoritetet lokale tani po i kërkojnë aeroportet e fshehta në rajon për ta gjetur aeroplanin. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close