BotëBotë.Portal

Google akuzohet për spiunazh

Prokurori shtetëror i shtetit federal amerikan Nju Meksiko e akuzoi kompaninë Google për grumbullim të paautorizuar të të dhënave personale të fëmijëve, duke i shkelur ligjet shtetërore dhe federale.

Los Angjelos, 24 shkurt 2020 (MIA) – Prokurori shtetëror i shtetit federal amerikan Nju Meksiko e akuzoi kompaninë Google për grumbullim të paautorizuar të të dhënave personale të fëmijëve, duke i shkelur ligjet shtetërore dhe federale.

Padia e parashtruar në Gjykatën e Qarkut në Albakerki, cekë se pakoja e shërbimeve arsimore – “Google education”, e cila i promovon shkollat, mësuesit dhe prindërit, në të vërtetë është vegël për spiunim të fëmijëve, si dhe familjeve të tyre.

Prokurori kryesor shtetëror, Hektor Balderas konsideron se, edhe pse kjo kompani e reklamon pakon si vegël të vlefshme për shkollat, ajo është vegël për ndjekje çka shohin fëmijët në internet në shkolla dhe në shtëpi në internet-rrjetet private. Sipas thënieve, ashtu skanohen të gjitha informatat, si vend-ndodhja, faqe të vizituara të internetit, video materiale, fjalë-kalime të ruajtura dhe lista kontaktesh.

“Ndjekja e të dhënave të nxënësve pa pajtimin e prindërve, nuk është vetë joligjore, por edhe e rrezikshme”, shton Balderas.

Google i hedhë poshtë thëniet si të gabuara, duke sqaruar se pakoja u mundëson shkollave kontroll të qasjes drejt profileve dhe kërkon që shkollat të kenë pajtueshmëri nga prindërit kur kjo është e domosdoshme. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close