EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Gonçaruk: Për secilën familje të avionit të rrëzuar, Ukraina do të paguajë nga 8.500 dollarë dëmshpërblim

Kryeministri ukrainas Oleksej Gonçaruk ka dekalruar sot se Ukraina do të paguajë dëmshpërblim prej 200.000 grivna (rreth 8.500 dollarë) për çdo familje të viktimave në aksidentin e avionit në Teheran.

Kiev, 12 janar 2020 (MIA) – Kryeministri ukrainas Oleksej Gonçaruk ka dekalruar sot se Ukraina do të paguajë dëmshpërblim prej 200.000 grivna (rreth 8.500 dollarë) për çdo familje të viktimave në aksidentin e avionit në Teheran.

Mediat britanike transmetojnë se zëdhënësi i Kompanisë ajrore nuk ka qenë i kapshëm për koment rreth deklaratës së kryeministrit ukrainas.

Gonçaruk ka shtuar se edhe diplomatët ukrainas punojnë në marrjen e dëmshpërblimit për viktimat e fatkeqësisë nga autoritetet iraniane.

Teherani dje pranoi se ushtria iraniane me gabim e ka rrëzuar avionin ukrainas, menjëherë pas fluturimit nga aeroporti i Teheranit, duke lënë të vdekur të gjithë 176 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close