BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i Kuvendi të ri të Kosovës

Deputeti i partisë fituese të zgjedhjeve jashtëzakonshme të 6-të tetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Kosovës. Deputetin Konjufca, si kandidat për kryeparlamentar e ka propozuar kryetari i VV-së, Albin Kurti, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 26 dhjetor 2019 (MIA) – Deputeti i partisë fituese të zgjedhjeve jashtëzakonshme të 6-të tetorit në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, është zgjedhur kryetar i Kuvendi të Kosovës. Deputetin Konjufca, si kandidat për kryeparlamentar e ka propozuar kryetari i VV-së, Albin Kurti, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kandidaturën e Konjufcës, për kryetar të Kuvendit, e kanë mbështetur 75 deputet, nga gjithsej 111 të pranishëm. Kundër tij kanë votuar 27 deputetë, përderisa kanë abstenuar gjashtë deputetë.

Për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, janë zgjedhur Arbërie Nagavci, (VV), Kujtim Shala, nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqi, nga Partia Demokratike e Kosovës. Për këto propozime kanë votuar 104 deputetë, një u deklarua kundër dhe tre të përmbajtur. Krahas tyre si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës, nga komitetet joshumicë u zgjodhën Sallvko Simiq, nga Lista Serbe dhe Fikrim Damka, nga partitë e komuniteteve tjera joshumicë në Kosovë.

Seanca e parë konstituive e Kuvendit të ri të Kosovës, përfundoi me fjalim të shkurtër të kryeparlamentarit të ri Glauk Konjufca, i cili i falënderoi kolegët për mbështetjen dhe u dëshiroi punë të mbarë.

Pas kësaj pritet që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ta ndajë mandatin për formimin e Qeverisë Kurti, si kryetar i partisë fituese në zgjedhje. oxh/mb/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close