EvropëEvropë.Portal

Gjysmë milion italianë kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë

Më shumë se gjysmë milion persona në Itali i kanë humbur vendet e punës nga shkurti deri në maj të këtij viti, si rezultat i pandemisë së Kovid-19 dhe krizës ekonomike që pasoi, lajmëruan mediat lokale.

Romë, 2 korrik 2020 (MIA) – Më shumë se gjysmë milion persona në Itali i kanë humbur vendet e punës nga shkurti deri në maj të këtij viti, si rezultat i pandemisë së Kovid-19 dhe krizës ekonomike që pasoi, lajmëruan mediat lokale.

Instituti Shtetëror për Statistikë ISTAT ka regjistruar edhe 900 mijë persona “joaktiv”, gjegjësisht persona të cilët nuk punojnë dhe nuk kërkojnë punë dhe 400 mijë persona të cilët kërkojnë punë.

Largimet nga puna më rëndë e kanë prekur fuqinë punëtore të grave, 7,8 për qind nga numri i përgjithshëm i të papunëve, ndërsa 23,5 për qind nga të papunët janë të rinj.

Sipas të dhënave statistikore të publikuara sot, vetëm në maj të këtij viti, papunësia në Itali, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. është rritur për dy për qind, gjegjësisht janë humbur 84 mijë vende pune. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close