0_Sport,PortalFutboll

Gjyshja nga Anglia është e fiksuar pas Murinjos, i ka 38 tatuazhe me të ashtuquajturin Speciali

Zonja Viv Bodikot e cila i ka 62 vjet, është tifozja më e madhe e Zhoze Murinjos, ndërsa aq është e fiksuar dhe e çmendur pas trajnerit portugez, sa që i ka 38 tatuazhe me figurën e të ashtuquajturit Speciali ose mesazhe kushtuar trajnerit.

Londër, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Zonja Viv Bodikot e cila i ka 62 vjet, është tifozja më e madhe e Zhoze Murinjos, ndërsa aq është e fiksuar dhe e çmendur pas trajnerit portugez, sa që i ka 38 tatuazhe me figurën e të ashtuquajturit Speciali ose mesazhe kushtuar trajnerit.

Zonja Bodikot të gjitha tatuazhet i bëri nga viti 2017 e këtej, dhe për këto më pak se tri vjet, ajo i shpenzoi mbi 2,000 funte për tatuazhet. E fundit është me rastin e nënshkrimit të Murinjos për Totenhemin, ndërsa e para ishte kur nga Çelsi kaloi në Mançester Junajted.

“Patjetër që ia vlen, sepse unë e adhuroj Zhozen. Jam e gatshme të shpenzoj edhe më shumë, tashmë e kam menduar se çfarë do të bëjë radhën e ardhshme”, deklaroi pensionistja. ls/shk/

Back to top button
Close
Close