0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Gjykimi për lëndën “TNT” vazhdon nesër, gjykatësi urdhëroi që Trajkovski detyrimisht të vjen në Gjykatë

Gjykimi për rrëzimin e kompleksit Kosmos të investitorit Fijat  Canoski "TNT" vazhdon nesër, prejse  në seancën e sotme gjyqësore nuk u paraqit i akuzuarit Toni Trajkovski.

Shkup, 14 janar 2020 (MIA) – Gjykimi për rrëzimin e kompleksit Kosmos të investitorit Fijat  Canoski “TNT” vazhdon nesër, prejse  në seancën e sotme gjyqësore nuk u paraqit i akuzuarit Toni Trajkovski.

Kjo është mosparaqitja e dytë e të akuzuarit Toni Trajkovski, prejse  për shkak të mospasjes  ftesë të rregullt, ai nuk u paraqit edhe në seancën e sotme gjyqësore.

Gjykatësi Ognen Stavrev, tha se Gjykata e konsideron si i ftuar i regullt, edhe pse avokati i tij Jovica Strashevski, tha se nuk ka marrë ftesë për seancën e sotme gjyqësore.

“Për Toni Trajkovskin në seancën e ardhshme ka urdhër deri te MPB për zbatim të detyrushëm  të Gjykatës, ndërsa përderisa vazhdon kështu  do të ketë masa ende   më të ashpra”; tha Stavrev.

Avokati Strashevski, pas përfundimit të seancës gjyqësore, deklaroi se kanë dorëzuar dy adresa,  njëra sipas letërnjoftimit dhe tjetra sipas vendit të qëndrimit dhe se  me të vërtetë nuk e di se si Gjykata jep urdhër për zbatim policor.

“Ka bazë ligjore si dorëzohet ftesa”, deklaroi Strashevski.

Gjykatësi Ognen Stavrev në fillim të seancës së sotme gjyqësore e prezantoi përbërjen e re, në të cilën tani janë tre gjykatës të ri juri – mes të cilëve njëri është rezervë.

Rasti fillon nga fillimi me përbërje të re të këshillit gjyqësor. Lëndën e udhëheq  gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën janë akuzuar  disa persona mes të cilëve ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, ndërsa në mungesë dënohet edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close