0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalPolitikë

Gjykimi për “27 prillin” vazhdon më 18 shtator do të dëshmojnë tetë ish-deputetë

Gjykimi për organizatorët e 27 prillit 2017 në Kuvend, vazhdon më 18 shtator pasi në seancën e sotme janë marrë në pyetje shtatë ish-deputetë.

Shkup, 10 shtator 2020 (MIA) – Gjykimi për organizatorët e 27 prillit 2017 në Kuvend, vazhdon më 18 shtator pasi në seancën e sotme janë marrë në pyetje shtatë ish-deputetë.

Me propozimin e mbrojtjes në seancën e radhës duhet të merren në pyetje tetë deputetë të ish-përbërjes kuvendore, në mesin e së cilëve edhe Talat Xhaferi.

Paraprakisht sot dëshmoi Sllagjana Mitovska e cila në vitin 2017 ishte deputete. Në deklaratën e saj, ajo tha se Trajko Veljanoski si kryesues u ka bërë thirrje të heqin dorë nga fjala por se ajo si deputete nuk ka dashur të heqë dorë nga e drejta e saj dhe ka ngelur e paraqitur për të marrë fjalën.

Liljana Kuzmanovska, e cila gjithashtu, ka qenë deputete në vitin 2017, tha se më 27 prill seanca ka përfunduar në orën 18 dhe është caktuar për ditën e ardhshme në orën 11.

“Në orën 18, kur u bë përzgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ne deputetët e VMRO-DPMNE-së u tërhoqëm dhe vetëm brohorisnim”, deklaroi Kuzmanovska.

E pyetur nëse në grupin e deputetëve ka pasur njohuri për ndonjë plan në fakt për dhunë, Kuzmanovska tha se në atë moment ata si deputetë nuk e kanë ditur se do të ndodhë ajo që do të ndodhë.

Paraprakisht në pyetje u mor edhe Zoran Ilioski, i cili në vitin 2017 ka qenë deputet në Kuvend, foli për rrjedhën e Seancës konstituive dhe Rregulloren e Kuvendit.

I pyetur nëse si anëtar i Këshillit ekzekutiv të partisë ka marrë pjesë në përpunimin e ndonjë plani ose sjelljen e vendimeve për dhunë, Ilioski tha se në parti nuk ka pasur diçka të tillë. “Nuk kam marrë pjesë, as nuk ka pasur diçka të tillë”, deklaroi Iliovski.

Në pyetjen e prokurores, nëse është shkelur Rregullorja me të gjitha ato replika dhe kundëreplika, Iliovski, tha se askush nuk mund t’ia marrë këtë të drejtë të garantuar me Kushtetutë.

“Nuk është shkelur Rregullorja. Pohoj me përgjegjësi, pasi unë si deputet e kam për detyrë t’i shprehë qëndrimet e qytetarëve të cilët më kanë zgjedhur”, deklaroi Iliovski.

Në seancën e sotme, me propozimin e mbrojtjes së ish-spikerit kuvendor Trajko Veljanoski, janë marrë në pyetje edhe deputetët Ilija Dimovski, Bllagoj Despotovski, Vesna Damçevska Ilievska dhe Vesna Pemova.

Rasti ndodhet në procedurë të dëshmive edhe e udhëheqë gjykatësi Ilija Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Vilma Ruskovska.

Të akuzuar në këtë lëndë janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat e Transportit dhe Lidhjeve të Arsimit, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski si edhe ish-drejtori i DSK, Vlladimir Atanasovski. Ata ngarkohen se kanë kryer vepër penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”. shk/

 

Back to top button
Close
Close