0_Maqedoni.PortalKorrespondentë BotëShoqëri

Gjykim i GJEDNJ-së kundër Maqedonisë së Veriut për shkak të shkeljes së të drejtave të një fëmije tetë vjeçar me nevoja të veçanta

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut  (GJEDNJ) solli gjykim kundër Maqeonisë së Veriut për shkak të shkeljes  së të drejtave të një fëmije tetë vjeçar me nevoja të veçanta  të akomoduar  në një institucion publik  dhe i lidhur për krevati për shkak të sigurisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Strasburg, 23 janar 2020 (MIA) – Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut  (GJEDNJ) solli gjykim kundër Maqeonisë së Veriut për shkak të shkeljes  së të drejtave të një fëmije tetë vjeçar me nevoja të veçanta  të akomoduar  në një institucion publik  dhe i lidhur për krevati për shkak të sigurisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Rasti i L.R. kundër Maqedonisë së Veriut (lënda me nr. 38067/15) ka të bëjë me L.R. fëmijën e akomoduar  në një institucion publik të moshës  prej tre muajve dhe citimet për  kujdes të keq dhe joadekuat dhe trajtim ndaj tij. Një organizatë joqeveritare e ka kuptuar për gjendjen e tij pas vizitës së avokatit të popullit  në qendrën ku ka qëndruar  në vitin 2013 dhe e kanë gjetur  të lidhur për krevatin e tij.

Në gjykimin e tij për Këshillin gjyqësor 1 të GJEDNJ-së të sjellur sot në këtë rast, njëzëshëm,  përfundon se ka pasur shkelje të  nenit 3 (ndalesë  për trajtim jonjerëzor ose poshtërues) nga Konventa evropiane për të drejtat e njeriut, me arsyetimin se autoritetet  janë përgjegjës për akomodim të L.R. në institucion  i cili i ka resurset e nevojshme  për t’i kënaqur nevojat e tij, sepse nuk e ka marrë  kujdesin e nevojshëm  dhe trajtimet  jonjerëzore dhe poshtëruese  në të cilat ai ishte viktimë.

Me gjashtë vota “pro” dhe një kundër, GJEDNJ gjithashtu konsideron se  ka pasur shkelje të nenit 3 (për hetim) për shkak të mungesës së hetimit efektiv.

Për Gjykatën veçanërisht është brengosëse që  një person aq i rrezikuar, si ankuesi,  fëmijë tetëvjeçar i cili ka hendikep mental dhe shurdhmemec, shpesh herë ka mundur të lidhet për krevatin e tij gjatë  qëndrimit në qendër, rreth një vit e nëntë muaj me ç’rast qendra nuk ka mundur  t’i plotësojë  nevojat e tij. Nga ky institucion u është thënë kompetentëve se nuk mund ta akomodojnë fëmijën  sepse kanë qenë  jo mjaft të kualifikuar dhe të punësuarit në të  nuk kanë pasur shkathtësi  të kujdesen për të.

Gjykata më tutje  konsideron se  në vend se të mendohet për mossukses të përgjithshëm  të sistemit  të përgjigjet  në nevojat e L.R.,  organet hetuese janë munduar ta ngritin  në hetim përgjegjësinë  penale  të të punësuarve në atë institucion,  që e kanë shtyrë prokurorinë të përmbyllë se  ka pasur mungesë të qëllimit  t’i bëjë dëm dhe ta mbyllë rastin.

GJEDNJ  e gjykoi Maqedoninë e Veriut  t’i paguajë ankuesit 18.000 euro për dëm moral dhe 1.650 euro për shpenzime  gjyqësore.

Bëhet fjalë për  rast  i cili është zbuluar pas  vizitës së avokatit të popullit në raportin e tij të vitit 2014,  pas së cilës Komiteti i Helsinkut e vizitoi  fëmijë në institucion dhe ngriti procedurë gjyqësore. sa/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close