BotëKorrespondentë Botë

Gjykatë për revokimin e Trampit – luftë për dëshmitarë dhe dokumente të besueshme

Demokratët në Senat e përfunduan ditën e parë të fushatës së tyre me prezentimin e argumenteve për aktakuzat në gjykatë për revokimin e presidentit, Donald Tramp.

Uashington, 23 janar 2020 (MIA) – Demokratët në Senat e përfunduan ditën e parë të fushatës së tyre me prezentimin e argumenteve për aktakuzat në gjykatë për revokimin e presidentit, Donald Tramp.

Me prezentimin përfundimtar të Adam Shif, udhëheqës i ekipit të prokurorëve të demokratëve, që zgjati mbi dy orë, mbrëmë në orët e vona përfundoi dita e parë e prezentimit të argumenteve të tyre.

Lufta demokratike në sallën e senatit në thelb është një luftë për t’ju lejuar dëshmitarëve të paraqiten dhe të marrin dokumentet e kërkuara të klasifikuara. Republikanët të cilët janë shumicë, deri më tani votuan “kundër” të gjitha amendamenteve me të cilat demokratët kërkuan thirrjen e dëshmitarëve dhe dokumente.

Në korridoret e Kapitoll Hill mbrëmë u mësua se po bëhet një tregti politike për dëshmitarë midis dy kampeve, Sipas “Uashington post” iniciator ishte Ted Kruz, senator republikan nga Teksasi.

Demokratët besojnë se duke i marrë në pyetje njerëzit të cilët nuk kanë lidhje me konstatimet e menjëhershme të aktakuzës, e gjithë procedura gjyqësore do të devalvohet dhe vëmendja do të tërhiqet nga situata e vërtetë – keqpërdorimet e Donald Trampit, për shkak të cilave ata kërkojnë që presidenti të hiqet nga detyra.

Lideri i shumicës demokratike në Senat, Çak Shumer, deklaroi se në asnjë mënyrë nuk do të “tregtojë” me dëshminë e Hanter Bajden, siç kërkuan disa republikanë, që gjatë kohës së procesit gjyqësor të merret dëshmia e Xhon Boltonit, ish-këshilltar i Trampit për siguri kombëtare.

“Kjo nuk është temë diskutimi”, tha ai.

Xheri Nadler, i cili është në ekipin e prokurorëve, tha se nëse senatorët nuk e mbështesin kërkesën e demokratëve për një thirrje gjyqësore të dëshmitarëve, me këtë ata do të “votojnë evazionin”.

Demokratët deri më tani kanë qenë të palëkundur, dhe shpresojnë se me shfaqje metodike dhe të argumentuara duke analizuar video dhe përmbajtje të dokumentuara të çështjes me Ukrainën,  t’i bindin të paktën katër republikanë të votojnë për dëshmitarë dhe materiale dëshmuese, duke u thirrur në shembullin nga gjykimi për impiçmentin e ish-presidentit, Bill Klinton.

Presidenti Tramp sërish, në deklaratë në Dvos, tha se demokratët nuk do të kenë sukses në qëllimet e tyre “sepse ne i kemi dokumentet”, duke iu referuar privilegjit të udhëheqjes për kontrollimin e publikimit të dokumenteve të besueshme.

Gjatë kësaj ngjarje, kongresisti Hakim Xhefris, demokrat, e sulmoi Rudi Xhulijani, avokatin personal të Trampit, si “teknolog politik gjakftohtë në fushatën e rizgjedhjes së Donald Trump”.

“Për këtë arsye ai u përmend shumë herë në bisedën telefonike (Tramp-Zelenski) të 25 korrikut”, theksoi Xhefris. E përsëriti karakterizimin e Xhulijanit të dhënë në dëshminë për hetimin për impiçment vitin e kaluar, se nga disa njerëz në rrethin e Trampit ai u quajt “granatë dore njerëzore”.

Gjykimi vazhdon sot edhe nesër me prezentimin e mëtejmë të argumenteve të demokratëve. Ekipi i avokatëve të Tramp do ta fillojnë prezentimin e tyre të shtunën. ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close