0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Gjykata Supreme i konfirmoi aktgjykimet e Gjykatës së Apelit për Gruevskin, Popovskin dhe Jankulloskën

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i konfirmoi aktgjykimet e Gjykatës së Apelit Shkup dhe i refuzoi kërkesat për analizimin e jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të shtruar nga të gjykuarit Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski dhe Gordana Jankulloska.

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i konfirmoi aktgjykimet e Gjykatës së Apelit Shkup dhe i refuzoi kërkesat për analizimin e jashtëzakonshëm të aktgjykimit të plotfuqishëm të shtruar nga të gjykuarit Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski dhe Gordana Jankulloska.

Për lëndët e nostrifikuara nën nr. 6/19 dhe 7/19, Gjykata Supreme ka marrë vendim më 17 shtator 2020.

“Me aktgjykimet e sjella Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut i refuzoi kërkesat e shtruara të të gjykuarve, të shtruara personalisht nga ana e tyre dhe përmes mbrojtësve të tyre dhe i konfirmoi aktgjykimet e Gjykatës së Apelit Shkup”, publikoi sot Gjykata Supreme.

Për lëndën “Tanku” ish-kryeministri Nikolla Gruevski u gjykua me dy vite burgim për pranimin e një çmimi për ndikim të jashtëligjshëm për furnizimin e “mercedesit” luksoz, ish-ministrja e Punëve të Brendshme mori dënim me burg në kohëzgjatje prej katër vitesh ndërsa ish-ndihmës ministri në MPB, Gjoko Popovski u dënua me gjashtë vite e gjashtë muaj për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit. shk/

Back to top button
Close
Close