0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalTekste origjinale

Gjykata Penale: I punësuari në gjykatë është negativ në virusin Kovid-19

Gjykata Themelore Penale Shkup, sa i përket informacioneve të publikuara në disa portale dhe profile në rrjetet sociale më 01.06.2020 se një i punësuar në gjykatë është pozitiv në virusin KOVID-19, e informojmë publikun se kolegu menjëherë ishte dërguar për testim dhe pas rezultateve të marra i njëjti është NEGATIV NË VIRUS, për çka deri te administrata e gjykatës është dorëzuar edhe rezultati i testimit.

Shkup, 3 qershor 2020 

Si gjykatë iu bëjmë thirrje mediave dhe të gjitha subjekteve të tjera të cilat shpërndajnë informacione  në portale dhe rrjetet sociale për gjykatën, t’i kontrollojnë informacionet para publikimit të tyre. Gjykata angazhohet për punë transparente dhe llogaridhënie dhe ka bashkëpunim të shkëlqyer me një pjesë të madhe të mediave.

Por, duhet të përmendet se secili informacion i pakontrolluar dhe i pasaktë përveç se e dëmton imazhin e institucionit mundet negativisht të reflektojë edhe te kolegët ose qytetarët si në këtë rast.

Deri më tani disa herë e informuam publikun se si gjykatë rreptësisht i respektojmë rekomandimet për mbrojtje nga virusi. Sallat gjyqësore dhe hapësirat e gjykatës dezinfektohen rregullisht, të punësuarve dhe palëve të cilët hynë në gjykatë iu matet temperatura, secili është i obliguar që të bart maskë mbrojtëse dhe doreza, mbahet distancë e të pranishmëve në hapësirat e gjykatës, ndërsa të gjithë të punësuarit të cilët janë të sëmurë kronikë, prindër vetushqyes ose ruajnë fëmijë më të vogël se 10 vjet janë të liruar nga puna.

Deri në këtë moment asnjë i punësuar nuk ka denoncuar se ka pasur kontakt me të sëmurë dhe se i është dhënë rekomandim për vetizolim, ndërsa nëse dikush denoncon se është pozitiv në virus gjykata do t’i ndërmarrë të gjitha masat sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore.

Gjykata Themelore Penale Shkup

___________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

Back to top button
Close
Close