0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalShoqëri

Gjykata penale e miratoi në tërësi aktakuzën për aksidentin në Llaskarcë

Gjykata Penale në Shkup në tërësi e aprovoi aktakuzën për aksidentin që në shkurt të këtij viti ndodhi në fshatin Llaskarcë, pas së cilës është formuar lëndë penale juridike, e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për veprim të mëtutjeshëm.

Shkup, 1 gusht 2019 (MIA) – Gjykata Penale në Shkup në tërësi e aprovoi aktakuzën për aksidentin që në shkurt të këtij viti ndodhi në fshatin Llaskarcë, pas së cilës është formuar lëndë penale juridike, e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për veprim të mëtutjeshëm.

“Lidhur me më shumë pyetje gazetareske për aktin e prokurorisë KO778/19 të ndërlidhur me aksidentin KO 778/19 të ndërlidhur me aksidentin, e cila më 13 shkurt 2019 ndodhi në fshatin Llaskarcë, e informojmë opinionin se këshilli për vlerësim të aktit të prokurorisë pas shqyrtimit dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të deponuara në akt, mori vendim, me të cilën aktakuzën e miratoi në tërësi, kumtuan nga Gjykata.

Pas aktakuzës së vlerësuar, informojnë nga Gjykata Penale, është formuar lëndë penale-juridike me K. nr. 1407/19, e cila konform sistemit AKMIS do të shpërndahet në veprim të mëtutjeshëm, ndërsa pasi që caktohet termin për debat kryesor palët dhe opinioni do të njoftohen në mënyrë plotësuese.

Në aksidentin në Llaskarcë kanë humbur jetën 16 persona, ndërsa 37 janë lënduar lënduar. mb/

Back to top button
Close
Close