EvropëEvropë.Portal

Gjykata Kushtetuese ruse i mundësoi presidentit Putin të sundojë edhe dy mandate

Gjykata Kushtetuese e Rusisë e miratoi sot Ligjin për ndryshimet kushtetuese, që do t'i lejojë presidentit rus, Vlladimir Putin të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vite tjera. Ligji duhet të miratohet në referendumin kombëtar të planifikuar për më 22 prill.

Moskë, 16 mars 2020 (MIA) – Gjykata Kushtetuese e Rusisë e miratoi sot Ligjin për ndryshimet kushtetuese, që do t’i lejojë presidentit rus, Vlladimir Putin të qëndrojë në pushtet edhe për 16 vite tjera. Ligji duhet të miratohet në referendumin kombëtar të planifikuar për më 22 prill.

Miratimi nga gjykata erdhi vetëm dy ditë pasi Putin e nënshkroi Ligjin për ndryshimet kushtetuese.

Sipas ligjit aktual, Putin nuk mund të kandidohet për president në vitin 2024 për shkak të kufizimit të mandatit, por masa e re do të ndërrojë numrin e mandateve, duke e lejuar atë të kandidohet për dy mandate tjera gjashtëvjeçare.

Putin është në pushtet në Rusi që nga viti 2000. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close