0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeKronikëKronikë.PortalMakedonija.Slajder

Gjykata i bëri thirrje mjekes ta arsyetojë gjendjen shëndetësore të Toni Trajkovskit

Gjykata i bëri thirrje në seancën e ardhshme për rastin "TNT" mjekes e cila të akuzuarit Toni Trajkovski i ka përshkruar dokumentacion mjekësor, që publikisht ta arsyetojë gjendjen shëndetësore të të akuzuarit dhe shkaqet për pengimin e tij për të marrë pjesë në gjykim.

Shkup, 16 janar 2020 (MIA) – Gjykata i bëri thirrje në seancën e ardhshme për rastin “TNT” mjekes e cila të akuzuarit Toni Trajkovski i ka përshkruar dokumentacion mjekësor, që publikisht ta arsyetojë gjendjen shëndetësore të të akuzuarit dhe shkaqet për pengimin e tij për të marrë pjesë në gjykim.

Nga Gjykata informojnë se është thirrur mjekja – profesoreshë nga klinika e autorizuar, e cila të akuzuarit Toni Trajkovski i ka dhënë dokumentacion mjekësor se i njejti ka probleme shëndetësore dhe nuk mund ta ndjekë seancën.

“Me qëllim të konstatimit të gjendjes faktike, duke respektuar të drejtat e palëve në procedurë, si dhe interesin publik për lëndën, gjykata do t’i mundësojë mjekes që publikisht ta arsyetojë gjendjen shëndetësore të të akuzuarit dhe shkaqet për pengesën e tij për të marrë pjesë në gjykim, për çka tashmë ka dhënë dokumentacion adekuat”, thuhet në kumtesën nga Gjykata.

Gjykata e pranoi kërkesën e mbrojtjes për shtyrje të seancës së djeshme për lëndën “TNT”, pasi që ishte parashtruar dokumentacion mjekësor se i akuzuari Trajkovski është nën terapi dhe nuk është në gjendje të marrë pjesë në seancat gjyqësore.

Avokati i të akuzuarit Trajkovski, Jovica Strashevski, pas përfundimit të seancës së djeshme, në pyetjen përse nuk mundet Trajkovski të vijë në gjykim, tha se ka pasoja për shëndetin që nga rrahja.

Lëndën për rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canovski e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Burim Rustemi nga PTHP Kumanovë.

Për veprën janë të akuzuar disa persona, mes të cilëve ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe kryetari i atëhershëm i Komunës Gazi Babë, Toni Trajkovski, përderisa në mungesë po gjykohet ish-kryeministri Nikolla Gruevski. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close